Në sy të fëmijëve, 24-vjeçari i vë flakën bashkëshortes

Kliko per me shume info

carabinieri15Një 24-vjeçar i ka vënë flakë bashkëshortes së tij në sy të dy fëmijëve, përkatësisht 1 dhe 3 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Tuglie, një vend i vogël në provincën e Leçes.

Sipas mediave italiane, gruaja është dërguar në spitalin e Brindizit ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka djegie të shkallës së dytë dhe të tretë.

Kliko per me shume info

Agresori është Ionut Alexandru, rumun, i njohur për policinë italiane për vjedhje të pronave dhe për krime të tjera.

Policia ka konstatuar se ai ka dhunuar dhe abuzuar me bashkëshorten edhe herë të tjera. Gjatë marrjes në pyetje, gruaja fillimisht nuk ka treguar për dhunën e bashkëshortit ndaj saj, por më pas ka rrëfyer të gjitha keqtrajtimet e tij.

Policia italiale ka bërë të ditur se aktualisht 24-vjeçari ndodhet në burgun e Leçes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here