Mbërrin lajmi tragjik nga Mynihu, vdes vajza e dytë shqiptare në sulm

Kliko per me shume info

ZHDUKET-VAJZA-MYNIH

Shqiptarja Armela Segashi është një ndër viktimat që kanë humbur jetën dje në Mynih të Gjermanisë, ku një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë 9 persona.

Kliko per me shume info

Lajmi për këtë ngjarje tragjike është konfirmuar nga vëllai i viktimës, i cili shkruan në Facebook se fatkeqësisht motra e tij ndërroi jetë. Deri para pak orësh, Armela Segashi rezultonte e zhdukur, pasi mamaja e saj në një prononcim për një media kosovare ishte shprehur se policia gjermane nuk i kishte konfirmuar emrin e vajzës së saj në mesin e viktimave.

Dje humbi jetën edhe një tjetër vajzës shqiptare nga ky sulm me armë në qendrën tregtare në Mynih. Ajo është Sabina Sulaj, e cila ishte shoqe me Armela Segashin.

 

 

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here