Vlorë, aksident në rrugën “Transballkanike”, vdes kalimtari i braktisur nga shoferi

Aktualitet

polici-vlore15Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin Vlorës.

Një 60-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën “Transballkanike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia bën me dije se viktima është Shyqyri Leli, banor i kësaj zone.  Aksidenti ndodhi rreth orës 13.00.

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Redon Poçaj është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pas aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë 60-vjeçarit.

Pak minuta më pas ai është vetëdorëzuar në polici.

Poçaj drejtonte mjetin Ford Focus me targë AA452GS

Trupi i viktimës ka qëndruar në rrugë për 30 minuta si pasojë e vonesës së ambulancës.

ME TE LEXUARAT