E përplas makina teksa ecte me gomarin, vdes tragjikisht i moshuari

Aktualitet

policia-naten-620x330Një i moshuar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Fratat të Mallakastrës.

Policia bëri me dije se 80-vjeçari me iniciale B.S, ishte duke ecur bri rrugës me një kafshë, teksa është përplasur nga një automjet tip “Volsvwagen” i drejtuar nga 33 vjeçari Mentor Shehu. I moshuari ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Policia e ka shoqëruar në komisariat.

Deklarata e Policisë:

Më datën 31.07.2016, rreth orës 20:55, në autostradën Levan- Tepelenë, në fshatin Fratar Mallakastër, shtetasi Mentor Shehu, 33 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Tepelenë, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “VOLSWAGEN”, me targë AA 123 JU, ka përplasur shtetasin B.S, 80 vjeç, banues në fshatin Fratar, i cili ishte duke lëvizur mbi një kafshë dore. Shtetasi B.S ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Është shoqëruar në Komisariat shtetasi Mentor Shehu, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT