Tjetër aksident tragjik, vdes një grua në Berat nga rrëzimi i mikrobusit

Kliko per me shume info

polic_diberPolicia e Beratit njoftoi se në fshatin Pashalli të Beratit, pranë Gurores, është rrëzuar mikrobuzi me targa AA705FL, i cili drejtohej nga shtetasi Y.V, banues në Urë Vajgurore.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen shtetasia F.H, 54 vjeçe, banuese në Berat, e cila ndodhej brenda në mikrobuz dhe është plagosur lehtë bashkëshorti i saj shtetasi Z.H, 60 vjeç, banues në Berat, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Beratit.

Kliko per me shume info

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat po punojnë për shkaqet e këtij aksidenti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here