LSI afron qëndrimin me PD: Reforma me konsensus, jo me shantazhe

Kliko per me shume info

vasiliiRoli i ndërkombëtarëve ne proçesin e vetingut per gjyqtaret e prokuroret afron në qëndrime Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Demokratike.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, u shpreh kundër përfshirjes në Kushtetutë të ekspertëve, duke pohuar se Shqipëria është Republikë parlamentare dhe nuk mund të bëjë eksperimente siç rezultoi sipas tij rasti i hidhur i Crown Agents.

Kliko per me shume info

LSI këmbëngul për planin A, atë të miratimit të reformës në drejtësi, që sipa tij duhet të jetë me konsensus dhe vetëm sipas Komisionit të Venecias.

“Kemi pasur dhe kemi një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar që në fillim dhe deri sot, duke pasur në qendër të qëndrimit tonë vetëm një plan, planin A. Që do të thotë reformë me konsensus dhe sipas Venecias dhe ky është qëndrim i pandryshuar. Gjithashtu ne jemi të prerë dhe të qartë dhe lidhur me miratimin e kësaj reforme, duke mbajtur këtë qëndrim dhe duke i shërbyer këtij konsensusi dhe këtij qëndrimi parimor që mbështet opinionin e Venecias.Pasi kjo është një reformë solide, e bërë në këtë mënyrë dhe është një domosdoshmëri për shqiptarët për 30 vitete që vinë. Një reformë e tillë parimore, konsensuale dhe sipas Venecias mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë.Përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaboruar deputetë.Pasi kjo reformë nuk mundet të konsiderohet dhe nuk mund të trajtohet si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme pasi është domosdoshmëri për vendin për 30 vitet e ardhshme”, tha Vasili.

Për çfarë shantazhi e keni fjalën?Cili është qëndrimi i LSI sai përket rolit të ndërkombëtarëve në proçesin e vetingut?

Vasili: Kemi pasur dhe kemi një qëndrim të qartë që çdo lloj zgjidhje duhet të jetë një zgjidhje që respekton plotësisht Venecian dhe nuk mund të jetë një zgjidhje jashtë këtij opinioni pasi i vetmi autoritet i gjithëpranuar nga forcat politike por dhe më gjerë sesa ambjenti politik shqiptar dhe ndërkombëtar, është opinioni i Venecias. Çdo zgjidhje që respekton dhe përmbush plotësisht këtë opinion të konsoliduar të opinionit të Venecias ka dhe mbështetjen tonë. Një reformë e tillë konsensuale përjashton çdo lloj forme tjetër që përmenda dhe më lart, që është pohuar dhe përmendur dhe nga raporterët ndërkombëtarë që ndjekin Shqipërinë pasi nuk do ishte reforma që do donin shqiptarët. Në fund të fundit ne bëjmë një reformë që është solide, që nuk është një prodhim i thjeshtë ekspertësh pasi ne e kemi vlerësuar dhe respektuar punën e ekspertëve por Shqipëria është republikë parlamentare, nuk është republikë eskpertësh. Dhe me Kushtetutën e vendit në emër të ekspertëve nuk mund të bëhen eksperimente, kjo duhet të jetë e qartë për këdo.Pasi kemi eksperienca të mitizimit dhe feçitizimit të rolit të ekspertëve.E keni të qartë në memorien tuaj. Kohë më parë kemi miratuar një ligj të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë që mbështeste një kompani ekspertësh që ishte Crown Agents për të ardhurat në dogana, ku rezultoi që rezultatet e përftuara nga ky mitizim i ekspertëve qenë tepër të hidhura.

Nëse PD nuk do e votojë, LSI do e votojë?

Vasili: Shinat në të cilat duhet te ecë një reformë një reformë që shërben Shqipërisë për 30 vitet në vijim, që është më shumë se pluralizmi që sapo kemi kapërcyer, një reformë që ecën sipas konsensusit dhe respekton pikë për pikë opinionin e Venecias.

Keni marrë përgjigje nga zoti Xhafa?

Vasili:Unë kam mbajtur qëndrimet e mia të vazhdueshme dhe tepër të qarta dhe në Komisionin e reformës në drejtësi për këtë çështje dhe të tjera pasi kam menduar se trasnparenca e plotë e shëndosh procesin dhe sa i takon mjedisit politik, por i shërben dhe mjedisit publik.

U informuat mbi propozimin hibrid të SHBA?

Vasili: Nuk kemi ende një komunikim zyrtar për këtë çështje. Sapo të kemi komunikim zyrtar do kemi dhe qëndrim zyrtar të LSI.

Xhafa ka thënë se negociatat po zhvillohen mes PS-PD. Kanë dhe bekimin e LSI?

Vasili: Cituat opinionin e zotit Xhafa, mund ti drejtoheni zotit Xhafa dhe për informacione të tjera. Megjithëse ka folur qartë se negociimi ka qenë mes ekspertëve të PD dhe PS.

Ndihet LSI e përjashtuar?

Vasili: Nuk shkojmë me sensacione dhe ndjeshmëri. Mbajmë qëndrime të qartë politike, si ky që po mbaj sot.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here