Tragjike në Bulqizë, i riu gjendet i varur në pemë!

Kliko per me shume info

pema-fytyraSkenë horror në Bulqizë. Një i ri është gjetur i varur në pemë, gjatë mbrëmjes së sotme në oborrin e banesës ku jetonte, në fshatin Krastë.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin E., i cili humbi jetën rreth orës 21.45, për shkak të vetëvarjes me litar në një pemë mani në oborrin e banesës së tij, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Kliko per me shume info

Ai u gjet nga vëllezërit e tij, të cilët e kanë dërguar në spital, por i riu ka mbërritur atje i vdekur, rreth orës 22.

“Nga këqyrja e vendit te ngjarjes u sekuestrua në cilësinë e provës litari me të cilin u vetëvar ky shtetas si dhe nga këqyrja e kufomës të kryer nga eksperti mjeko ligjor nuk u konstatua asnjë shenjë dhune, por u konfirmua vetëvarja e shtetasit E.,. Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvrasjes”, njofton policia.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here