Kjo është pistoleta me të cilën piktori Van Gogu vrau vetën

Kliko per me shume info

pistoleta-van-goguPistoleta të cilën piktori i njohur holandez i impresionizmit, Vinsent van Gog, përdori për vetëvrasje, në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise (Francë) është ekspozuar për herë të parë për publikun, njoftoi sot Muzeu i Amsterdamit. Pse piktori holandez preu një vesh? Cila ishte natyra e sëmundjes së tij? Pse u vetëvra në moshën 37-vjeçare? Pyetjeve të tilla do t’u përgjigjet kjo ekspozitë e titulluar ”Në prag të çmendurisë”.

“Kjo pistoletë ruletë, e një koleksioni privat, mund të jetë arma me të cilën Vinsent van Gog u dha fund ditëve të tij”, siguron muzeumi i sipërcituar me anë të një komunikate.

Kliko per me shume info

Vinsent van Gog u vetëvra në korrik 1890. Arma u gjet vetëm rreth vitit 1960 nga një fermer. Ajo është e kalibrit 7 milimetra, e tipit “Lefauchaux à broche”.

Ekspozita do të hapet më 25 shtator. Vinsent van Gog është konsideruar një nga piktorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here