Vajza e Bamir Topit celebrohet nga Veliaj, në dasmë Al Bano

Showbiz

erregulluar_1469219013-808943Do jetë sërish një dasmë e madhe dhe luksoze ajo që do zhillohet nesër në vilën e Bamir Topit, për martesën e vajzës së tij të dytë Etida me Ilirin, djalin e biznesmenit të njohur Luan Bregasi.

Burime të Living konfirmojnë se numri i të ftuarve është plot pesëqind në festën e madhe të organizuar në oborrin e vilës. Siç ka bërë dhe dy vjet më parë me rastin e martesës së vajzës së tij të madhe Nada, edhe kësaj radhe ish-Presidenti do e shndërrojë oborrin e shtëpisë së tj në një skenë të madhe për tryezat e pesëqind të ftuarve dhe hapësirë vallëzimi. Ndryshe nga motra e madhe, që kishte zgjedhur ngjyrën e artë dhe një pemë të madhe butaforike në oborr, që simbolizonte bollëkun, vajza më e vogël e familjes Topi ka zgjedhur ngjyrën e bardhë për dekorin e dasmës së saj, ku gjithashtu nuk do të mungojë pema. Me gjithë organizimin e dasmës, ashtu si dhe dy vjet më parë, është marrë Geraldina Sposa, ku nusja 26 vjeçare ka zgjedhur dhe katër veshje nusërie për momentet e ndryshme të dasmës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përpara darkës do zhvillohet ceremonia e kurorëzimit në martesë, të cilën do ta kryejë vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Pastaj festa do të vijojë nën tingujt e bandës së Juliana Pashës dhe Sidrit Bejlerit, bashkë me Al Bano Carrisin që ka ardhur nga Italia enkas për këtë dasmë (nuk ka munguar gjithashtu as në dasmën e pare në familjen Topi).Edhe pse organizohet në ambiente shtëpie, darka është superluksoze: shtatë pjata të rafinuara, nga kuzhinieri dhe seriviset e Sky Tower.Ndërsa një natë më parë një darkë disi më e vogël, por po aq luksoze, është zvilluar në sallën e re të Hotel Rogner. Në një dekor të bardhë elegant është bërë festa me shoqërinë, me muzikë dhe ushqim të zgjedhur, me plot 180 të ftuar, organizuar gjithashtu nga geraldina Sposa.

ME TE LEXUARAT