Ja si duket nuse vajza e Bamir Topit, dhurata që mori nga ish-presidenti

Showbiz

vajza-topitVajza e ish-presidenti Bamir Topi i ka dhënë fund beqarisë. Dasma e Etidës është organizuar të shtunën në mbrëmje në oborrin e shtëpisë së familjes Topi.

Etida ka kurorëzuar kështu lidhje e saj me djalin e biznesmenit Luan Bregasi, Ilirin. Ceremonia e organizuar mësohet se ka qenë tradicionale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhurata e parë për vajzën e ish-Presidentit është një pemë ulliri që ndodhet në oborrin e vilës dhe që rezulton se është 3000-vjeçar.

Në një intervistë për “Bluetooth”, Topi rrëfen emocionet e babait që po përcjell vajzën më të vogël të familjes.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvajza-e-bamir-topit-i-jep-fund-beqarise-dasme-ne-oborr-me-300-te-ftuar%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=2329745582“Unë në fakt nuk e vuaj, për mua është emocion pozitiv (qesh). Unë nuk e kam me vuajtje, por marr atë pjesën që prindi, babai duhet të gëzohet që në një moment vajza bëhet për tu martuar, për të vazhduar jetën. Këto janë ligjet e jetës”,tegon Topi.

Ish-presidenti ndër të tjera ka treguar dhe për emocionet si gjysh, pasi vajza tjetër e tij ka lindur një djalë që sot është 5-muajsh.

“Ka gëzime e gëzime, por është shumë interesante që ai ka futur një gëzim shumë të madh në shtëpinë tonë. Ndoshta është gëzimi më i madh që kemi pasur. Ai është pesë muajsh, në atë moshën që të njeh dhe ka nisur komunikimin me gjeste. Jemi vërtet të lumtur. Unë jam shumë i lumtur”,shprehet Topi.

ME TE LEXUARAT