Zbulohet urdhri i Kalifit: Shkelini me makinë, goditini në shtëpitë e tyre!

Kliko per me shume info

fraaaUrdhri i Kalifit Abu Bakr al-Baghdadi për t’i shkelur jobesimtarët me veturë dhe për t’i qëlluar në shtëpitë e tyre është duke u konkretizuar. Masakra e Nicës, ku vdiqën më shumë se 84 persona gjatë festës kombëtare të 14 korrikut, është një shembull i tmerrshëm. Këtë urdhër të Kalifit po rikujtojnë të gjitha gazetat italiane:

Urdhri i Kalifit Abu Bakr al-Baghdadi për t’i shkelur jobesimtarët me veturë dhe për t’i qëlluar në shtëpitë e tyre është duke u konkretizuar. Masakra e Nicës, ku vdiqën më shumë se 84 persona gjatë festës kombëtare të 14 korrikut, është një shembull i tmerrshëm. Këtë urdhër të Kalifit po rikujtojnë të gjitha gazetat italiane:

Kliko per me shume info

Corriere della Sera:

Nëse nuk ke një pushkë, përdor çka do që të gjeni. Thikë, kmesë, gur apo makinën tënde, duke u lëshuar me tërë shpejtësinë mbi turmë. Këtë e ka bërë atentatori i Nicës, në timonin e një kamioni të madh. Taktika ndjek një këshillë që vjen nga moti. I pari që ka hipotetizuar përdorimin e një arme të improvizuar ka qenë një kaedeist amerikan, në kohën e Bin Ladenit. Ishte një metodë për t’i tejkaluar problemet logjistike dhe për ta bërë më të lehtë kalimin nga teoria në aksion të drejtpërdrejtë edhe në ato vende ku nuk mund të përdorej kallashnikovi apo granata. Ideja ka “ecur”, i ka kontaminuar ekstremistët e frymëzimeve të ndryshme.

La Repubblica:

“Nëse ndonjëri nga ju dëshiron t’i bashkëngjitet Shtetit Islamik, ne dëshirojmë që të qëndrojë në vendin e vet për t’i ndëshkuar kryqtarët natë e ditë. Duhet ta bëjnë para se gjithash luftëtarët dhe mbështetësit e Kalifatit në Europë dhe në Shtetet e bashkuara: sulmojini civilët dhe ushtarakët, mos i lini të marrin frymë!”.

Thirrja për terror ka qenë e qartë, e pastër, nga ai që konsiderohet zëdhënësi i Al Baghdadit. Me një audio të përhapur në fund të majit në Twitter, Abu Muhammad al-Adnani ka shpjeguar cili është prioriteti i Shtetit Islamik: “Aksioni më i vogël që do të arrini ta kryeni në atdheun e të pabesëve do të jetë më i rëndësishëm se ai që do të mund ta bënit këtu me ne”.

/Përkthimi: GazetaExpress

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here