Disa zona të Tiranës pa furnizim me ujë, UKT: Rëndësi ka të mos e shpërdoroni

Kliko per me shume info

ukt-c1200x600Ndermarrja e Ujesjellesit njofton per defekt në linjën kryesore, duke bere me dije se do te kete kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm për disa zona të Tiranës.

“Pas një defekti që ka ndodhur në njërën nga linjat kryesore, UKT njofton se në disa zona të Tiranës do të ketë kufizime të furnizimit me ujë të pijshëm. Zonat që preken nga ky defekt janë Qesarakë 1, Rruga e Luleve, Kodra e Priftit si dhe një pjesë e Shkozës në rrugën “Ali Shefqeti””, thuhet ne deklaraten per media te UKT.

Kliko per me shume info

“Punëtorët dhe inxhinierët e UKT-së aktualisht janë në terren dhe po punojnë që ta riparojnë sa më shpejt defektin e shkaktuar, në mënyrë që në këto ditë të nxehta banorët të mos vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre.
Puna për riparimin do të vazhdojë pa ndërprerje derisa defekti të riparohet dhe të sigurohet furnizimi normal me ujë”, thekson me tej deklarata.

Ndonese qytetaret jane pa furnizim me uje ne keto dite super te nxehta, UKT ne deklaraten e vet dëshiron edhe njëherë të falenderoj qytetarët për mirëkuptimin si dhe t’iu kujtojë atyre rëndësinë e mos shpërdorimit të ujit në këto ditë të nxehta vere.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here