Kujdes! Mos e shpërdoroni ujin, ja sa mund të gjobiteni

Aktualitet

uje-britanNëse vadisni me ujë të pijshëm në kryeqytet, mos u habisni kur pas një muaji, bashkë me faturën e ujit, t’ju vijë dhe një gjobë 5 mijë lekëshe. Ujësjellësi, në menaxhim të Bashkisë, sqaron se banorët që kanë hapësira të vogla do të ndëgjegjësohen por nuk do t’i nështrohen penaliteteve. Sipas UKT-së shpërdorimi i ujit të pijshëm përbën shkelje…

Qytetarët apo bizneset që do të kapen duke ujitur apo vaditur hapësira të mëdha me ujin e pijshëm në Tiranë do të ndëshkohen me gjobë nga 5,000 lekë ( familjet) deri në 50,000 lekë (sipërmarrje).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të shmangur abuzimet me përdorimin e ujit të pijshëm për qëllime të tjera, si ujitje vaditje, lavazh etj. Dërgimi i faturës së ujit, gjatë këtij muaji do të shoqërohet edhe me një broshurë informuese në të cilën theksohet se qytetarët duhet të jenë të kujdesshmë me përdorimin e ujit të pisjshëm, pasi çdo abuzim me të sipas Kodit të Ujit përbën vepër të ndëshkueshme me ligj, me gjobë.

UKT, sqaron se gjatë muajit gusht në terren do të veprojnë grupe pune që do të sqarojnë qytetarët dhe bizneset për veprimtaritë që dënohen me ligj. Pas përfundimit të kësaj fushate, nëse grupet e UKT-së do të konstatojnë raste abuzimi atëherë do të fillojë ndëshkimi me gjoba.

UKT, pas kërkesës nga Monitor, sqaron se të gjithë ata qytetarë apo biznese që do të duan të vadisin hapësira toke me qëllim bujqësor, për të siguruara ujin jo të pijshëm do të duhet t’i drejtohen Ministrisë së Bujqësisë apo Bashkisë së Tiranë, dhe më konkretisht insitucioneve përgjegjëse.

Në Europë, ka përvoja të ngjashme, por banorëve iu sigurohet ujë në dy rubineta të ndara dhe me çmime të diferencuara. Sjellim këtu shembullin e Spanjës.

Ja penalitetet që parashikohen:

Kujdes!

Sipas Kodit të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” dhe Kodit Penal, neni 159, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, të gjithë ata që:

-Lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm;

-Furnizohen me ujë të pijshëm pa pasur kontratë me UKT sh.a;

-Ndërtojnë objekte mbi tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve;

-Përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti i UKT-së për lavazhe, ujitjen e tokës bujqësore;

-Përziejnë ujin e pusit, apo të burimeve të tjera me ujin e pijshëm të furnizuar nga UKT;

-Ndërhyjnë tek ujëmatësi dhe dëmtojnë vulën e tij/Monitor/

ME TE LEXUARAT