Alarmi/ Kujdes, uji i autobotëve nuk është higjienik!

Aktualitet

ujeAutobotët janë kthyer në një mënyrë të zakonshme për banorët e kryeqytetit që të mbushin ujë. Arsyeja përse banorët zgjedhin ta blejnë ujin e pijshëm nga këto autobotë është fakti se uji që vjen nëpër çezmat e tyre nuk është i pijshëm, si dhe ky shërbim me autobotë ofrohet me një çmim ekonomik.

Ndër të tjera, këta autobotë që përshkojnë Tiranën nga mëngjesi deri në darkë reklamojnë se ofrojnë uji Dajti dhe Selite. Por, sa e vërtetë është kjo dhe sa higjenikë janë këto autobotë?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e zonës së “Kafes së Rremës” në kryeqytet kanë sjellë disa foto në redaksinë e www.tvklan.al, ku siç mund të shihet qartë, vetëm i pastër që nuk është ky uji.

Në denoncimin e tyre për rubrikën “Kallëzo”, banorët shprehen se këto bidona janë mbushur ditën e sotme./Klan

ME TE LEXUARAT