UEFA zbulon 10 kandidatët për “lojtarin e vitit”, ja emrat

Kliko per me shume info

uefa-fshfUEFA ka publikuar sot listën e 10 lojtarëve që do të jenë në garë për të fituar çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit në Evropë” për sezonin 2015/16.

Gazetarë nga 55 vendet anëtare të organizatës që drejton futbollin europian kanë dhënë secili nga një listë ku kanë renditur 5 lojtarët më të mirë, sipas mendimit të tyre, me vendin e parë që ka marrë pesë pikë, i dyti katër e kështu me radhë.

Kliko per me shume info

Dhjetë lojtarët që kanë grumbulluar më shumë pikë kanë kaluar në votimin e dytë, që do të përcaktojë edhe tre finalistët, të cilët do të zbulohen 5 gushtin e ardhshëm. Më pas juria do të votojë për fituesin, i cili do të zbulohet gjatë hedhjes së shortit të Champions League për sezonin 2016/17, që do të zhvillohet më 25 gusht në Monaco. Fituesi i viti të kaluar, Lionel Messi, do të synojë ta fitojë këtë çmim për herën e tretë.

Këto janë 10 kandidtatët e këtij viti:
Gareth Bale (Real Madrid dhe Uells)
Gianluigi Buffon (Juventus dhe Itali)
Antoine Griezmann (Atletico Madrid dhe Francë)
Toni Kroos (Real Madrid dhe Gjermani)
Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentinë)
Thomas Müller (Bayern München dhe Gjermani)
Manuel Neuer (Bayern München dhe Gjermani)
Pepe (Real Madrid dhe Portugali)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid dhe Portugali)
Luis Suarez (Barcelona dhe Uruguai)

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here