Turqi, arrestohen 62 fëmijë akuzohen për tradhëti kombëtare

Kliko per me shume info

erdogan7Autoritetet turke kanë arrestuar 62 fëmijë të cilët i akuzon për tradhëti kombëtare pas tentativës së dështuar për grusht shteti.

Të miturit janë të moshave midis 14 dhe 17 vjeç dhe raportohet se nuk janë lejuar që të komunikojnë me prindërit që prej shoqërimit të tyre.

Kliko per me shume info

62 të miturit studionin në gjimnazin ushtarak Kuleli, i cili është më i vjetri i llojit të tij në Turqi. Ata do të qëndrojnë në qelitë e burgimit deri në momentin që gjykata të marrë një vendim përfundimtar.

Në prononcimet e tyre për mediat ndërkombëtare, prindërit e të arrestuarve thonë se fëmijët e tyre janë të pafajshëm dhe se nuk kanë lidhje me grushtin e shtetit.

Deri më tani, numri i personave që janë arrestuar ose janë shkarkuar nga detyra ka arritur në 60.000. Pjesa më e prekur nga ky total kanë qënë ushtarët, të cilët raportohet se po qëndrojnë në kushte çnjerëzore, gjë që është kritikuar ashpër edhe nga organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Amnesty International i bëri thirrje qeverisë turke që t’i trajtojë të burgosurit me dinjitet si dhe të shmangë torturat gjatë mbajtjes së tyre.

Gjithashtu, në rradhët e personave të shkarkuar nga detyra përfshihen gjyqtarë, oficerë policie, pedagoë, mësues etj. Personave që janë pjesë e sistemit arsimor, qeveria u ka ndaluar edhe punësimin jashtë vendit.

Më herët qeveria mori vendimin për të shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme, gjë që i lejon autoritetet t’i mbajnë të dyshuarit përtej afateve të paracaktuar me ligj, edhe në rast se ndaj tyre nuk ngrihet një akuzë. Ndërkohë, parlamenti pritet që të diskutojë shumë shpejt mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje me qëllim për të dënuar personat që organizuan grushtin e shtetit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here