Hapen tunelet e Qafështamës, sekuestrohen 80 predha të artilerisë së rëndë

Kliko per me shume info

predha-4-1Sekuestrohen 80 predha luftarake të artilerisë së rëndë që ndodheshin në tunelet e Qafshtamës.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në  hyrje të tunelit numër 2  të Qafështamës në fshatin Selic-Mat, ka disa predha luftarake menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar  në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm.

Kliko per me shume info

Nga hetimet  paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur , ku ne hyrje te tij, kishin  dale në sipërfaqe  predhat luftarake.

Predhat janë sekuestruar në vendi i ngjarjes nga ana e policisë dhe u  janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje Policisë Ushtarake. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here