Itali, përplasen ballazi 2 trena, të paktën 11 viktima

Kliko per me shume info


Aksident i rende hekurudhor në Itali. Dy trena janë përplasur koke me koke në linjën Corato-Andria, në Puglia.

Sipas mediave italiane janë të paktën 11 viktima dhe shumë të plagosur, ndërsa mendohet se bilanci mund të rëndohet.

Kliko per me shume info

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë skuadrat e zjarrfikësve, ambulancat dhe agjentët e policisë hekurudhore, që kanë bërë largimin e trupave.

Ndërkohë që mediat italiane, shkruajnë që në vendngjarje është krijuar dhe një spital i momentit për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Forcat e ndihmës së shpejtë kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat e njërit prej trenave një fëmijë të vogël, i cili ishte ende gjallë dhe është dërguar në spital me helikopter.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here