Tiranë- Tregtim kokaine, arrestohet 28-vjecari me adoleshenten

kokaineArrestohen dy të rinjtë në qytetin e Tiranës, të akuzuar për tregtim kokaine. Endri Garipi, 28 vjeç dhe një 17 vjeçare me iniciale Xh.P, përfunduan në prangat e policisë së Tiranës pas kontrollit të bërë në banesën e shtetasit Endri Garipi dhe në mjetin tip “BMË”, me targa AA181LP.
Gjatë kontrollit 10 doza të dyshuara si lëndë narkotike, e llojit kokainë u gjetën në makinë dhe 60 doza në banesën e 28- vjecarit.
Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 70 doza të dyshuar lëndë narkotike, e llojit “Kokainë”
– Një automjet tip “BMË”, me targa AA181LP
– Katër telefona celular
– Dy karta Sim
– Një shumë monetare prej 520 euro dhe 257.200 lek te reja
– Një peshore elektronike
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here