Flet mes lotësh shqiptarja që përjetoi tmerrin në Francë, e pabesueshme çfarë ndodhi!

Aktualitet

traaNë zonën e Nicës në Francë jetojnë edhe shumë shqiptarë, po ka edhe nga ata që kanë shkuar për të kaluar pushimet. Liljana Berberi jeton prej 3 vitesh atje dhe në një lidhje telefonike për Top Channel, shumë pranë vendit të tmerrit, dëshmon për atë që pa dhe përjetoi bashkë me familjen e saj.

Liljana Berberi: Situata në Nicë është shumë, shumë e keqe. Ishim bashkë me burrin tim dhe me miqtë tanë të dashur nga Strasburgu duke i parë fishekzjarrët. Po kalonim shumë, shumë bukur. Në momentin sa mbaruan fishekzjarrët, bëmë 50 metra duke dëgjuar muzikë e duke kërcyer të katërt dhe në atë moment burri im shikon një makinë policie edhe thotë ‘çfarë kanë këta policët që bëjnë kështu në mes të njerëzve me makinë?’ dhe në të njëjtën kohë i them që janë me antiplumb që po vrapojnë, diçka po ndodhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Liljana Berberi: Në vendin që ne ishim, dëgjuam të shtëna automatiku dhe nuk dinim nga të iknim, zbritëm poshtë te plazhi, njerëzit vraponin nga të gjitha anët, gra shtatzënë, fëmijë, trupa të prerë, zorrët jashtë. Kamioni ishte nga ata 18 tonësh dhe i mori të gjithë, të rinjtë me motor, skena lufte. Kisha mikeshën shtatzënë 5-muajshe dhe nuk dinim nga të shkonim.

Liljana Berberi: Në këto momente unë që ju flas juve kemi sapo kemi hyrë në shtëpi me burrin ndërsa goca 19-vjeçare është e bllokuar në Hotel “Plaza”, jo larg nga vendngjarja. Ishin duke pirë me shoqëri e vet një gotë dhe janë të bllokuar, nuk i lejojnë të dalin. Janë të mbushura hotelet dhe restorantet, nuk i lejnë të dalin. Është gjendje paniku dhe ka ambulanca pafund.

https://youtu.be/P7hIxkmkEt4

ME TE LEXUARAT