Masakra në Bangladesh, ja torturat mizore ndaj 9 italianëve

Bota

175919190-1813ad73-7e09-47d8-8502-d0f324a75333Nëntë italianët që u vranë nga terroristët, pak ditë më parë në restorantin “Holey Artisan Bakery” në Daka, Bangladesh u është bërë autopsia e trupave nga autoritetet italiane.

Sipas rezultateve të autopsisë, terroristët i torturuan italianët me orë të tëra dhe më pas i lanë të vdisnin ngadalë. Mjekët konstatuan në trupat e tyre gjymtime me hanxhar, plagë me thika, armë dhe eksploziv, por asnjëri prej tyre nuk kishte vdekur menjëherë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë mënyrë të tmerrshme vdiqën 9 italianët: Adele Puglisi, Marco Tondat, Claudia Maria D’Antona, Nadia Benedetti, Vincenzo D’Allestro, Maria Rivoli, Cristian Rossi, Claudio Cappelli dhe Simona Monti.

Të premten e kaluar, shtatë terroristë të armatosur u futën në restorantin e njohur “Holey Artisan Bakery” në Daka dhe mbajtën peng të gjithë personat që nuk dinin vargje nga Kurani, duke i torturuar deri në vdekje. Më pas terroristët u vranë nga policia.

Masakra u mor përsipër nga Shteti Islamik, që tashmë po kërcënon edhe me sulme të tjera në Bangladesh.

ME TE LEXUARAT