Bamir Topi marton vajzën e dytë, ja i ftuari special nga Italia

Showbiz

vajza-topitNë ceremoninë e dasmës së vajzës së vogël të ish presidentit Bamir Topi e cila zhvillohet në fundjavë është i ftuar edhe këngëtari i mirënjohur Italian Albano Carrisi që ishte i pranishëm edhe në festën e djeshme.

Artist Italian i cili para disa javësh ka marrë nënshtetësinë shqiptare është mik i afërt i ish presidentit, shkruan Shqiptarja.com. Carrisi njihet për lidhjet e tij të afërta me Shqipërinë pasi babai i tij ishte ushtar gjatë luftës. Këngëtari më parë ka thënë se është rritur me histori nga Shqipëria dhe se babai i tij nuk kishte vrarë asnjë njeri në luftë ndërkohë që para se të vdiste ka kërkuar ta vizitojë edhe njëherë vendin tonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

LEXONI EDHE:

Martohet vajza e ish-presidentit të Shqipërisë, ja fotot

ME TE LEXUARAT