Aksi Tiranë- Elbasan- Një tjetër investim nga Banka Islamike

Kliko per me shume info

haxhinasto-640x356Edmond Haxhinasto, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, ka zhvilluar një inpektim në kantierin e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, loti Teg-Mullet. Ministri tha se jemi në një fazë te re të këtij projekti.

‘’Problematika e madhe e trashëguar e këtij projekti është tashmë në rrugën e zgjidhjes. Problematika ka pasur të bëjë me punime jashtë projektit, me punime të paparashikuara si rezultat i shkarjeve të mëdha përgjatë aksit të rrugës, si dhe me ndryshim dhe përmirësime të vetë projekti.’’- u shpreh ai.

Kliko per me shume info

Ministri Haxhinasto gjithashtu sqaroi se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakord për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.

Ai kërkoi shtimin e ritmeve të punimeve dhe angazhim më të madh të kompanisë “Aktor”, të mekanikës në kantier. Sipas marrëveshjes së re, 85 % e projektit loti Teg-Mullet, duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brenda marsit 2017.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here