Tiranë, policia kap kamarieret duke bërë seks, këto janë paratë e prostitucionit

Kliko per me shume info

seks-lekeSeksioni për Trafiqet e Paligjshme ne policine e Tiranes finalizoi operacionim “Deep”.

Gjate aksionit policia ka vene ne pranga për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së Lokaleve për prostitucion”, dhe “Ushtrimit të prostitucionit” parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 dhe 113 te Kodit Penal, 4 shtetas/e dhe konkretisht:

Kliko per me shume info

1. A.Sh, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 të Kodit Penal.

2. S.H, 31 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 113/2 i Kodit Penal.

3. A.H, 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 113 Kodit Penal

4. N.Z, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 113 Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u bë pas nje hetimi nje mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme,ku nga ky hetim ka rezultuar se shtetasja A.Sh në lokalin e saj me vendndodhje në teritorin e njësisë administrative Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.

Kjo shtetase dyshohet të kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin “Bar restaurant” njekohësisht.

Në kuadër të ketij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H dhe S.H duke kryer prostitucion në ambjentin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh.

Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

•godina Bar – Restorant, Hotel në pronësi të shtetases B.Sh.,

• 4 aparate telefonik
• 3.953.400 lekë te reja
• 2300 Paund,
• 3390 Euro
• 50 Dollar Australian.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here