Tifozëria Ruse dënohet sërish

Sport

dunaNjë gjykatë në Këln të Gjermanisë dënoi 4 huliganë rusë që u shpallën fajtorë për sulmin ndaj një grupi turistësh, ndërsa po ktheheshin nga një ndeshje e turneut emocionues të kësaj vere.

Vetëm 4 javë larg në kohë imazhet e kaluara të dhunës që mbizotëronin rrugët e Marsejës dhe Lilës në Europianin 2016 të futbollit, por nëse e gjithë bota dënoi veprimet e tifozëve rus, edhe jashtë kufijve të turneut po formalizohen gjithashtu sanksione.

Gjykata e Këlnit i shpjegoi avokatëve se shtetasit rusë kishin abuzuar verbalisht me disa spanjollë, para se t’i godisnin rëndë në shesh, pranë katedrales së qytetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

4 huliganëve iu dhanë dënime të pezulluara nga 10 muaj deri në 1 vit me mundësinë për t'i lënë pas hekurave nëse brenda kësaj kohe do të bëjnë shkeljen më të vogël në Bashkimin Europian.

ME TE LEXUARAT