Thellohet skandali i gjyqtarit të Beratit, babai i 32-vjeçares: Kemi lidhje gjaku

Kliko per me shume info

shyqyry-cobo-gjyqtariGjyqtari Shyqyri Çobo u pezullua nga detyra e gjykatësit pranë Gjykatës së Beratit nën akuzën se kërkonte ndere seksuale në këmbim të ndihmës për çështjen gjyqësore. 32-vjeçarja me inicialet I. T e ka kallëzuar atë pas tre muajve komunikim gjatë të cilave ai i ka shprehur tërthorazi apo drejtpërdrejt qëllimin e tij për marrëdhënie seksuale, duke i premtuar ‘miqësi’ dhe ndihmë në çështjen e saj.

Rrëfimi i babait të 32-vjeçares

Kliko per me shume info

Babai i vajzës ka dhënë një intervistë për Panoramën, në të cilën ka treguar se gjithçka ka nisur kur gjykatësi e ka ftuar atë dhe të bijën në kafe, duke u thënë se ishte i gatshëm t’i ndihmonte.

‘Vajza ime ishte e divorcuar nga i shoqi dhe nuk merrte pensionin ushqimor për fëmijën. Për këtë çështje u përplasëm në Gjykatë. Takova gjyqtarin Shyqyri Çobo. Fillimisht ai na kërkoi që të uleshim për një kafe dhe të bisedonim me të. Shkëmbyem numrat e telefonit. Por, sapo mori numrin, ai filloi ta ngacmonte vajzën’.

Sipas babait, ai ka lidhje gjaku me Shyqyri Çobon, pasi siç thotë janë nga e njëjta zonë:

‘Nuk ma merrte mendja se gjyqtari do të kërkonte favore seksuale nga ime bijë në shkëmbim të vendimit. Ne e njohim mirë se kush është, por me ne bie gjak, se jemi nga e njëjta zonë’

Babai shpreh mbështetjen për të bijën duke thënë se ajo është treguar shumë dinjitoze në gjithë këtë histori, pavarësisht provokimeve të panumërta të Çobos:

‘Unë i them diçka publikisht atij: Le ta quajë si të dojë, me shprehjet në meszhe, si ‘mos u bëj fshatareske’ e të tjera si këto. Por i them gjyqtarit Çobo se ime bijë qëndron shumë më lart nga ana morale se ai’

‘Ajo është me moral të lartë dhe ka ditur t’ia tregojë vendin siç duhet’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.