Befason Hashim Thaçi, paralajmëron daljen nga politika

Kliko per me shume info

thaci2016Daljen e vet nga politika kryetari i Kosovës sot e ka paralajmëruar në një medium të Beogradit. Në një intervistë të gjatë për gazetën “Danas”, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar largimin e vet nga skena politike e Kosovës.
“Dëshiroj të theksoj se politika nuk është jeta ime. Presidenca është dalja ime nga jeta institucionale e politikës kosovare”, citon kjo gazetë të ketë thënë Thaçi, pa saktësuar nëse kryetari aktual e synon edhe një mandat në Presidencë, njofton Koha.net.Kryetari vendit, pasi ka ritreguar edhe se si ”është zgjedhur me shumicën e votave të Kuvendit në krye të shtetit, ka folur për viktimat e luftës në hapësirat e ish- Jugosllavisë.

“Kosova së shpejti do të hapë kapitujt e gjetjes së drejtësisë nëpër gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin e Slobodan Milosheviqit dhe për këtë jemi përgatitu një kohë të gjatë”, ka thënë Thaçi, i cili, më pas ka përmendur vizitën që e ka bërë në Stara- Grackë ku në korrikun viti 1999 u vranë 14 serbë ndërsa mohuar që ndonjë i pasluftës në Kosovë të jetë bërë nga UÇK-ja, transmeton Koha.net.
Duke folur për dialogun Kosovës e Serbisë, Thaçi ka thënë se ai po i zbut marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe po e përafron Beogradin e Tiranën. Në fund të intervistës, kryetari Thaçi ka bërë një rikapitulim të karrierës së vet politike duke paralajmëruar daljen e vet nga skena politike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here