Pas Skënderbeut rrezikon edhe Teuta, dyshime për trukim!

Kliko per me shume info

skenderbeu-teutaTeuta u mund dje 5­-0 në Kazakistan nga Kairat Almati, në një ndeshje ku skuadra durrsake nuk bëri thuajse asgjë në fushë, ndërkohë që edhe luhatjet në tregun e basteve ngritën dyshime të mëdha. Një nga kompanitë që merren me studimin e luhatjeve të kuotave, Federbet, është marrë pikërisht me Teutën, duke e akuzuar për trukim në Kazakistan, ku duke gjykuar nga tregu, pritej një fitore 4­-0 apo 5­-0 nga Kairati.

Pas ndeshjes, presidenti Edmond Hasanbelliu është kontaktuar nga Panorama­Sport dhe ka deklaruar: “Lojtarët u treguan amatorë dhe të demoralizuar, si nga humbja e ndeshjes së parë, ashtu edhe nga goli i parë i pësuar në kthim. Ndikoi edhe rruga e gjatë dhe e lodhshme.“Federbet? Të hetojnë një herë, të faktojnë dhe pastaj të nxjerrin konkluzione, bashkë me ju që e quani skandal, pa provuar gjë, që e dinte 4 apo 5-­0. Pas 3-­0 kishim rast flagrant për të shënuar, çfarë ndodhte me bastet po të shënonim?”.

Kliko per me shume info

Hasanbelliu është i zemëruar edhe për udhëtimin e gjatë që iu desh të bënte skuadrës së tij: “Nuk është normale, do të ankohemi edhe në UEFA, pasi Kazakistani është në Azi, jo në Europë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here