Tentativa për grusht shteti, lirohen 800 ushtarakë në Turqi

Bota

ushtaret-turqiAfro 800 ushtarakë që ishin arrestuar në kuadër të hetimeve lidhur me grushtin e dështuar të shtetit janë liruar në Turqi.

758 nga 989 ushtarakët të cilët ishin nën arrest, ishin liruar nga Zyra e prokurorit publik, pas vendimit gjyqësor. Mësohet se në mesin e të liruarve ka pasur edhe studentë dhe akademikë.

Sipas të dhënave më të reja të shpallura nga ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, më shumë se 9 mijë persona, shumica ushtarë janë nën arrest për grushtin e dështuar të shtetit.

ME TE LEXUARAT