I varur nga telefoni juaj? Ja problemet që do keni

Soft

mobileTë varur në maksimum nga telefoni juaj cellular, padyshim që nuk do të dal pa asnjë pasojë negative.

Më poshtë keni të listuara 5 dëme serioze që vijnë si pasojë e përdorimit të celularëve për një kohë të gjatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.Dëmtim të lëkurës së duarve

Dëmtimi dhe sforcimi i muskujve të duarve që vjen si pasojë e përdorimit të ekranit për një kohë të gjatë , dërgimi i mesazheve dhe lojërat e ndryshme.

2.Dëmtim të shtyllës kurrizore dhe qafës.

Përdorimi për një kohë të gjatë i celularit shkakton probleme të qafës dhe po dëmton dita ditës shpinën tuaj.

Sipas një studimi, rreth 83% e personave të varur mbas celularit mbas një viti vuanin nga dhimbje të shpinës si pasojë e tendosjes në trejtim të celularit ose tabletave.

3.Dëmtim të shikimit

Qëndrimi para ekraneve të pajisjeve teknologjike si celularët ose kompjuterat, picërrimi i syve para imazheve të vogla etj. Sipas mjekëve janë shkak i shumë problemeve që vinë më pas me shëndetin e syve. Duke filluar me paqartësi të shikimit, marrje mendsh apo tharje të syve.

4.”Nomofobia”

Ose ndryshe “No mobile Fobia” frika e mos të pasurit një celular me vete. Sipas një studimi rreth 66% e njerëzve në Britani kanë frikë se mos humbin celularin ose se ngelen pa celular për një kohë të gjatë.

5.Sidnroma e “Dridhjes fantazmë”

Jo nuk ju ka ardhur as një mesazh i ri në celular, e imagjinuat!

Një profesor në Universitetin e Indianas pas një studimi doli në përfundimin se shumica e studentëve të tij që ishin të varur mbas celularit ose rrjeteve sociale, vuanin nga ankthi kur celulari i tyre nuk sillte njoftime ose mesazhe të reja.

ME TE LEXUARAT