Mos e mbani kurrë telefonin në dorë kur murmuron, ja çfarë rrezikoni

Teknologji

telefoni-zteMeteorologët thonë që edhe verës është mundësia më e madhe që reja të godasë ndërtesat e ulëta. Ndër pyetjet më të shpeshta të qytetarëve është se çfarë duhet të bëjnë kur fillon të murmurojë, aq më parë çfarë duhet bëjnë me celularin, të cilin gjithmonë e kanë me vete?

– Kur dëgjoni murmurimën, ju jeni pothuajse në rrezik. Reja mund të godasë dhe kur shtrëngata është 16 km larg jush.

– Assesi mos kërkoni strehë nën drunj, aq më parë mos kërkoni strehë nën drurin e vetmuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

– Nëse jeni në shtëpi dhe e dini që po ndodhë shtrëngata, mbyllni dyert dhe dritaret, fikni aparatet elektrike, posaçërisht ato të cilat në atë çast nuk ju duhen – bojleri, TV-ja…

– Nëse jeni në veturë, mos u frikësoni nga reja, nëse jenë në objekt të mbyllur qëndroni aty derisa të pushojë shtrëngata.

– Mbyllni veshët me duar që t’i mbroni membranën e veshit.

– Ruajuni nga vërshimet e rrugëve.

– Nëse gjendeni në ambient të hapur, assesi mos u shtrini në tokë, sepse atëherë me tërë sipërfaqen e trupit jeni në kontakt me tokën. Pozita më e mirë është të uleni galiç me kokën midis gjunjëve. Në këtë pozitë shmangni që me flokë të prekni tokën. Nëse shtrëngata ende nuk ka pushuar, assesi mos provoni që të rregulloni pjesët e dëmtuara të shtëpisë.

htc-thunderbolt-review-22

– Nëse vetëtin dhe murmuron, mos përdorni telefonat, pa marrë parasysh a janë ata fiks apo celularë. Celularët patjetër fikni, posaçërisht nëse jeni në hapësirë të mbyllur.

– Shmangni përdorimin e objekteve të metalta, sepse ata janë përçues të shkëlqyeshëm të energjisë elektrike.

– Nëse jeni duke peshkuar, menjëherë lëreni kallamin e peshkimit.

– Shmangni shtyllat e rrëzuara apo të dëmtuara, shtyllat e energjisë elektrike, largpërçuesit, trafostacionet dhe objektet e tjera, të cilat shërbejnë për shpërndarje të energjisë elektrike. Kurrë mos prekni kabllot apo çfarëdo teli nga metali apo bakri të cilët janë djegur, janë shkëputur apo në ndonjë mënyrë janë dëmtuar.

ME TE LEXUARAT