Detajet/ Taksia e gjetur në liqenin e Shkopetit u vodh për Shën Valentin në Lushnje

Kliko per me shume info

makinaaaPolicia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me automjetin tip Benz taksi me targa AB 220 T ku rezulton që të jetë i vjedhur në Lushnje.

Konkretisht, kjo makinë është vjedhur në Kolonjë dhe i përket qytetarit me iniciale N.A.

Kliko per me shume info

Autoritetet njoftojnë se vet pronari i mjetit ka bërë njoftim se i është vjedhur makina më darë 14 shkurt 2016.

Sipas burimeve automjeti është vjedhur para lokalit të fshatit.

Mjeti tip Benz u gjet në thellësinë 26 metra në liqenin e Shkopetit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Dje u nxorr gjithashtu nga liqeni i Shkopetit një automjet tjetër tip Benz, i cili ishte me targa të vjedhura në Karbunarë të Lushnjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here