Nis takimi për “reformën në drejtësi”, Rama e Basha në zyrën e Metës

Kliko per me shume info

meta-basha-ramaTakimi i palëve i paralajmëruar për në orën 16:00 në selinë e Kuvendit ka nisur.

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit duke u futur nga hyrja e pasme me automjetin e tij. Menjëherë pas tij është parë të mbërrijë në Kryesi edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha që ka hyrë nga dera kryesore përballë kryeministrisë.

Kliko per me shume info

Burime nga Kuvendi i Shqipërisë kanë bërë të ditur se, kreu Ilir Meta i ka pritur palët në orarin e caktuar.

Në Kryesinë e Kuvendit janë parë edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por nuk duhet nëse ata do të jenë pjesë e takimit ose jo.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here