Tahiri: 2014-ta, vit i suksesshëm; qytetarët besojnë më shumë tek Policia e Shtetit

Aktualitet

saimir-tahiri2014Policia e Shtetit, falë punës së saj ka rritur besueshmërinë tek qytetarët, tha të hënën Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, teksa ka rreshtuar dhe disa nga arritjet e dikasterit që ai drejton gjatë një konference për shtyp, ku prezantoi arritjet e Policisë së Shtetit në vitin që sapo mbyllëm.

Lufta ndaj krimit, tha Tahiri është një betejë e përbashkët dhe besimi i qytetarëve tek policia është një pikënisje e rëndësishme. Lidhur me këtë, Ministri i Punëve të Brendshme, nënvizoi se në qendrën operative të policisë gjatë vitit 2014 janë regjistruar rreth 192 088 thirrje në numrin 129 nga publiku, rreth 22 telefonata në orë, apo 19% më shumë se një vit më parë. Po ashtu, Policia e Shtetit ka bërë rreth 1 000 takime me qytetarët, duke nxitur rritjen e besimit të qytetarëve tek uniformat blu. Kjo është një arritje”, theksoi Tahiri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fjalën e tij, Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se Qeveria ka rritur ndjeshëm vëmendjen e saj karshi Policisë së Shtetit duke rritur dhe shpenzimet në këtë drejtim. “Nëse në vitin 2014 një qytetar paguante rreth 12 lekë të reja për Policinë e Shtetit, sot ai paguan rreth 13.7 lekë të reja, ndërsa kujtojmë që në 2013-ën është shpenzuar vetëm 10.7 lekë të reja”, tha Tahiri. Duke folur për luftën kundër krimit, ai kujtoi se Policia e Shtetit ka konfiskuar 19 milionë euro asete të botës së krimit. Por kjo shifër, sipas Tahirit është shumë pak në krahasim me vlerën që qarkullon bota e paligjshmërisë”. Tahiri garantoi se Policia do të vijojë luftën në këtë drejtim.

Po ashtu, ai bëri të ditur se vrasjet janë ulur 10.4 % në krahasim me 2013. Janë kapur 19% më shumë persona në kërkim brenda e jashtë vendit. Janë sekuestruar 1261 armë zjarri, si dhe janë kapur 90 % më shumë lëndë eksplozive dhe 86% më shumë granata”, nënvizoi Tahiri.

ME TE LEXUARAT