Tahiri rëndon gjuhën pas daljes nga Prokuroria: Gjyqtarë dhe KLD palaço!

Kliko per me shume info

Tahiri-Cimka1Duke përsëritur akuzat ndaj gjyqësorit dhe sistemit të drejtësisë, teksa e etiketoi sërish këshilli i lartë i padrejtësisë, pasurisë e ndrikullave, gjyqtarë e prokurorë paloço, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri theksoi se nuk do të ndalet në punën e tij ndaj denoncimit të çdo rasti padrejtësie.

Pasi u mor në pyetje nga Prokuroria, i kallëzuar nga KLD për akuzat ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, Tahiri deklaroi se iu përgjigj thirrjes së prokurorisë për të dhënë sqarimet lidhur me deklaratat që ka bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, pas një kallëzimi nga KLD.

Kliko per me shume info

“Sqarova që i qëndroj pikë për presje gjithë deklarimeve që kam bërë se unë besoj se ka shumë nevojë për të parë në detaje dhe në mënyrë të imët punën e cdo gjyqtari. Nuk me ndalon kurrkush që të jap opinionet e mia për gjyqtarë që japin vendime absurde që në atë detyrë janë për shkak të qokave politike dhe shërbimeve që bëjnë ndaj atyre që kanë kapur drejtësinë”­ tha Tahiri. Sipas tij, “cilado padi e Këshillit të lartë të padrejtësisë e Koorporatës që drejton sistemin gjyqësor më të korruptuar në evropë, nga cilido gjyqtar nuk do më ndalojë të them fjalën time për atë që besoj”.

Pyetur se si e vlerëson faktin qe KLD e cilëson vepër penale reagimin e Tahirit, ai u përgjigj: “Kam gjithë motivet personale, profesionale dhe detyrës për të folur sa të kem frymë kundër cdo prokurori që përfaqëson këshillin e palacove dhe ndrikullave në sistemin e drejtësisë”.

Lidhur me hetimin e përgjimeve dhe zërave se ka tashmë të firmosur një urdhër arresti ndaj tij, por nuk po gjendet ende gjyqtari, Tahiri reagoi duke qeshur. “Nuk merrem me këtë, çështjen konkrete ta vlerësojnë autoritetet përkatëse”. Burime nga organi i akuzës bëjnë ditur për Panorama.al se ministri dha shpjegime lidhur me akuzat e ngritura në media. Arjan Aliaj ishte gjyqtari që pezulloi nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako duke e akuzuar për përgjim të paligjshëm me anë të pajisjes IMSI CATCHER.

Pas pezullimit të Çakos, Tahiri tha në një konferencë për shtyp se, argumentet ligjorë të gjyqtarit janë banale dhe nuk kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve të vendit, por me prapavijë politike. “Nuk janë argumente për të mbajtur në arrest shtëpie, por për të bërë qokën e radhës politike. Gjyqtarë të tillë nuk janë të denjë për t’i shërbyer qytetarëve. E gjitha kjo bëhet për të penguar reformë në drejtësi”, tha Tahiri

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here