Qeveri teknike dhe zgjedhje? Ministri Saimir Tahiri i përgjigjet Ilir Metës

Kliko per me shume info

tahiri16Kërkesës së bërë një ditë më parë për zgjedhje të parakohshme nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i përgjigjet duke thënë se klasa politike është përpara një vendimi historik, miratimit më 21 Korrik të Reformës në Drejtësi, e cila nuk duhet ngatërruar me axhenda të tjera, si zgjedhjet e parakohshme.
Ministri shprehet se para miratimit të reformës, çdo diskutim tjetër është i parakohshëm. “Ajo që ka rëndësi është sot t’i japim përgjigje një pyetjeje: Do e miratojmë reformën në drejtësi apo jo?

Do shporrim nga sistemi i drejtësisë të korruptuarit, banditët që me pelerinën e zezë sot, i bien çekiçit për të vjedhur pronat, për të liruar kriminelë, përdhunues, apo do i mbrojmë?! Ky është basti në të cilin është ftuar politika shqiptare dhe është bast historik!

Kliko per me shume info

Unë nuk do nxitohesha të dilja në cilindo përfundim për qeverisjen, për parlamentin, për qeverinë teknike apo të ekspertëve, quajeni çfarë të doni, apo për zgjedhjet e parakohshme. Çdo diskutim tjetër është i parakohshëm. Eshtë një axhendë që nuk duhet t’i mbivendoset axhendës themelore që ka sot Shqipëria dhe shqiptarët, që është miratimi i reformës në drejtësi”, u shpreh Tahiri për TV Klan.

Përpara se të vendoset për zgjedhje të parakohshme sipas dy varianteve të propozuara nga Meta, edhe në rast të miratimit dhe në rast të dështimit të reformës, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, duhet të shohin se cilët janë pro dhe kundër Reformës në Drejtësi, shprehet ministri.

“Unë nuk paragjykoj asnjë deklaratë, e kujtdoqoftë për sa i takon përpjekjes për të gjetur konsensus lidhur me reformën në drejtësi. Por deri këtu ama. Gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen e vendit, ne jemi të hapur ta diskutojmë, por kjo vetëm kur të kemi dhënë një përgjigje për shqiptarët lidhur me reformën në drejtësi.

Përndryshe do jetë e pafalshme për ne që të mbivendosim axhenda që shqiptarët nuk e mirëkuptojnë. Askush sot nuk pret një përgjigje se çfarë do bëhet me qeverisjen. Kjo është një çështje që mund ta diskutojmë pas të enjtes. Do vijë koha kur do t’i japim përgjigje çdo pyetjeje, edhe lidhur me qeverinë, edhe lidhur me zgjedhjet. Dhe do e bëjmë përballë shqiptarëve”, theksoi kreu i ministrisë së Brendshme.

Për çështjen ku ka ngecur reforma, atë të vetingut nga ndërkombëtarët, Ministri i Brendshëm nuk sheh cënim të sovranitetit. I vetmi cënim i sovranitetit thotë Tahiri është korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

“Cilit sovranitet t’i bëj thirrje unë kur sot Policia e Shtetit bashkëpunon me partnerët në çdo procedim penal? Prokuroria bashkëpunon me prokurorë të huaj, të cilët janë prezent fizikisht në zyrat e prokurorisë në çdo procedim penal. Po pse nuk qenka cënim i sovranitetit kur kemi bërë thirrje për hetime ndërkombëtare dhe u cënoka sovraniteti sot, kur ekspertët më të mirë shqiptarë, ekspertët më të mirë të huaj do marrin në verifikim të plotë çdo prokuror dhe çdo gjyqtar, kur ngrysen pa pasuri dhe gdhihen me toka dhe vila? Unë për këta shqetësohem. Nuk shqetësohem për partnerët ndërkombëtarë që do vijnë dhe të bëjnë krehjen e pasurive të gjyqtarëve.

Patriotë nuk tregohemi duke u treguar derën partnerëve ndërkombëtarë, duke u thënë rrini jashtë, se këtë punë e bëjmë vetë! 25 vjet vetë e kemi bërë, dhe ja në ç‘derexhe është sistemi i drejtësisë!”, tha ministri Saimir Tahiri.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here