Tahiri flet për grabitjen në Rinas: Të rishihet kontrata me TIA

Kliko per me shume info

saimir-tahiri2014Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi për herë të parë për grabitjen në Rinas, duke theksuar se ngjarja është e rëndë dhe se është cenuar siguria kombëtare.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Tahiri i cilësoi të çuditshme deklaratat e koncesionit të Rinasit, duke theksuar kontrata me kompaninë duhet të rishikohet.

Kliko per me shume info

Tahiri: Prokuroria dhe policia po hetojnë, sot ka njerëz që dalin pra gjyaktës. Deklarata me duket e çuditshme. Unë besoj se hetimi do të zbardhë gjithcka. Është e rëndë sepse cënon sigurinë kombëtare. Ju ftoj të jeni më të vëmensdshëm lidhur institucionet që kanë përgjegjësi në aeroportin e rinasit. Ka që në 2004 një kontratë koncesionare e cila ndalon policinë të kujdeset për sigurinë në aeroportin e Rinasit. policia kujdeset për sigurinë e udhëtarëve në terminal. bëhet fjalë për masat në terminalin e udhëtatrëve. Unë besoj se kontrata koncesionare duhet riparë sepse nuk mund të ecet përpara me këtë lojë kukamfshehti se kush e ka fajin.

Teste të njëpasnjëshme kanë treguar dobësi themelore të sigurisë për shkak të përgjegjësisë direkte të koncesionarit dhe asaj kompanisë që paguahet nga taksapaguesit për të ruajtur sigurinë. Ndërkohë ka dështuar ta bëjë këtë punë. Osë të kontraktohet policia dhe ta bëjë atë detyrë policia e shtetit ose të rishikohet në themel kotrata koncesionare.

Uën besoj se ka shumë për të bërë, ashtu siç besoj qe edhe policia e shtetit ka shumë për të bërë qoftë edhe në këtë rast, për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve dhe kam shumë besim që nuk do jetë shumë e largët dita e arrestimit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi një më një përpara ligjit.  Por deri në atë moment na duhet të shohim sistemin që duhet të garantojë paprekshmërinë. Duhet të vlerësojmë mekanizmat e sigurisë në Rianas që duhet të parandalonin. Dera nuk hapet nëse nuk ta hap njëri. Si mund të hyhet në aeroportin e Rinasit dhe askush nuk e merr vesh dhe e merr vesh pasi del makina.

Unë nuk merrem me detajet e ngjarjes, po i heton prokuroria, nëse policia do kishte policia përgjegjësi sot do ishin duke mbajtur përgjegjësi njëlloj sic mbajnë përgjegjësi ata të kompanisë pirvate të sigurisë dhe të koncesionarit.

Unë them që jemi në kohë për të garantuar maksimumin që sistemi të mos dështojë. Shqipëria j aka besuar me një kontratë koncesionare që në vitin 2005, sigurinë dhe menaxhimin e aeroportit një kompania private, në këto kushte kompania duhet të plotësojë detyrimet. Nuk po shmang përgjegjësinë e policisë së shtetit sepse besoj që policia duhet të bëjë më shumë, kemi bërë shumë për të pastruar policinë nga të korruptuarit.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Ik o palaco , ti duhet te kishe dhene doreheqjen menjehere. Qeveritare te papergjegjshem e pa moral.!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here