Tabulatet telefonike “fundosën” biznesmenët shqiptarë të arrestuar për drogë

Kliko per me shume info

policia2015Shtatë personat e arrestuar në Shqipëri si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë dalë para gjykatës së krimeve ku është vendosur masa e sigurisë arrest me burg.

Njëkohësit për të gjithë të akuzuarit prokuroria dhe policia kane nisur te verifikojnë pasurinë e cila dyshohet se është vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal.

Kliko per me shume info

Nga verifikimi i deritanishëm mësohet se pasuria e tyre është në disa milionë euro e investuar kryesisht në ndërtime në Tiranë dhe në rrethe.

Por, burime nga prokuroria sqarojnë se nga sekuestroja nuk rrezikojnë qytetarët, të cilat kanë blerë banesa në këto objekte. Hetimi për këtë grup ka nisur 15 muaj me parë dhe prova me e fortë e prokurorisë mësohet se janë përgjimet telefonike të bërë më anëtarët e tjerë të grupit ku kryheshin edhe porositë.

Zbardhja e këtyre tabulateve ka bërë që prokuroria dhe policia në bashkëpunim me strukturat homologe të përfundojë me sukses operacionin u shtrirë njëkohësisht në disa shtete.

Në krye të trafikut në Shqipëri dyshohet se janë Jurgen Molla, Shyqyr Kotorri, Nuredin Nazëraj. Jurgen Molla është bashkëpronar në firmën e ndërtimit “MOLLA shpk”, nën emrin e së cilës është ndërtuar një kompleks pallatesh në zonën midis Yzberishtit dhe Kasharit.

Dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, janë marrë me kontrabandë nafte dhe trafik mjetesh motorike gjatë viteve të embargos së naftës ndaj ish-Federatës Jugosllave në bashkëpunim me shtetas të tjerë. Rreth vitit 2009 kanë filluar të merren me ndërtimin e pallateve, fillimisht në qytetin e Lezhës.

Pas vitit 2010, vëllezërit Molla janë shpërngulur në Tiranë, ku kanë filluar ndërtimin e një blloku pallatesh në zonën e Kasharit. Dyshohet se kanë investuar në fushën e ndërtimeve mbi 10 milion euro. Shtetasi Anest Koromani dyshohet se ka investuar para në pallatet që ndërton firma Molla Sh.p.k – Shyqyri Kotorri është vëllai i Hikmet Kotorrit i vrarë në vitin 2013.

Kanë firmë ndërtimi Kotorri-SL shpk dhe Hapësira X. Kotorri ka qenë në kërkim nga drejtësia greke për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të krimit të organizuar.

Kanë investuar në ndërtim mbi 6 milion euro, kryesisht pallate të ndërtuara në rrugën e Elbasanit. Ka dyshime se po ndërton edhe në zonën e Freskut. Lekët dyshohet se i kanë përfituar kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike. Nuredin Nazëraj është i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ka qenë dhe më parë i arrestuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Në vitin 2014 djali i tij ka kryer një vrasje në Vlorë për motive të dobëta. Është pronar i Hotel “Delfini” në Vlorë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here