Tabaku: PD s’ka qenë kurrë kundër reformës. Sfida e vërtetë? Zbatimi i saj!

Kliko per me shume info

jorida-tabakuDeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se sfida e vërtetë pas votimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi.

Deputetja e opozitës tha se projekti i miratuar nga 140 deputetët “është dëshmia më e qartë se opozita nuk ka qenë asnjëherë kundër reformës, megjithëse baltosja e pa shfrenuar ka rrekur që ta provokojë këtë mendim”.

Kliko per me shume info

“I dëshmuam gjithë faktorit ndërkombëtar, se përkundrejt asnjë interesi tjetër përpos zbatimit të parimeve të demokracisë, ne ishim jo vetëm në favor të kësaj reforme, por Partia Demokratike e drejtoi atë. Duke qenë të gatshëm dhe të palodhshëm në çdo negociatë pavarësisht dëshirës së palës tjetër për të na përjashtuar, pikërisht në emër të arritjes së qëllimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Prandaj sot jam krenare për punën e kryer, punën që çoi në ndryshimin tërësor të draftit të parë të qeverisë, punën që ekipi i ekspertëve ka bërë gjatë vitit të fundit”, tha Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, “beteja e PD-së ka qenë ndërtimi i një sistemi sa më pak i kontrollueshëm nga pushteti ekzekutiv dhe sa më shumë i kontrollueshëm nga kushtetuta dhe konventat Europiane”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here