Surface Phone nuk do të jetë rival i iPhone

Kliko per me shume info

surfaceTelefoni i radhës i Microsoft-it, Surface Phone sipas pritjeve do të shohë dritën në pranverën e vitit të ardhshëm, së bashku me modelet Surface Pro dhe Surface Book. Megjithatë, pasi Microsoft planifikon që të prezantojë dy pajisjet në fjalë në vjeshtë, është e paqartë e ardhmja e telefonit.

Raporti të cilin e sjell Zdnet, citon ekspertë të njohur me problemin, të cilët pohojnë se Surface Phone ende është duke u punuar prapa dyerve të mbyllura, por se nuk dihet data e publikimit.

Kliko per me shume info

Besohet se dizajni i Surface Phone do të jetë i njëjtë me atë që kishte tableti Surface, të cilin e drejton Panos Panej.

Ashtu sikurse edhe te tabletet, Microsoft planifikon që të bëjë një pajisje Premium dhe t’iu mundësojë partnerëve që të argëtohen rreth mbetjeve të ekosistemit me modelet.

Surface Phone do të bazohet në arkitekturën ARM, dhe kjo është një shans i madh që të shohim procesorin ende të papublikuar Snapdragon 830, edhe pse kjo varet nga momenti i publikimit të telefonit.

Është e qartë se Microsoft dëshiron që në telefon të jetë hardueri më i ri dhe më i mirë. Po ashtu, është e rëndësishme për të theksuar se Microsoft synon përdoruesit afarist me telefonin Surface Phone, dhe se nuk do të garojë kundër kompanive Samsung, apo Apple.

Microsoft dëshiron që Surface Phone të jetë telefon primar në tregun afarist dhe me këtë synim edhe po përgatit disa funksione të reja.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here