Super-grabitja në Rinas, prokuroria: Shoqëruesi i parave mbajti dyert e makinës hapur

Kliko per me shume info

grabitja-rinasiProkuroria e Krujës ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me hetimet për grabitjen e rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit. Me anë të një deklarate, Prokuroria sqaron rolin e secilit prej 5 të arrestuarve në lidhje me grabitjen.

Në dosjen hetimore sqarohet se ka pasur shkelje nga kompania e sigurise se brendshme te aeroportit dhe nga vete zyrtaret e Rinasit si dhe nga shoqeruesi i parave i cili ka mbajtur te hapur deren e automjetit ku kishte vleren monetare duke ua bere keshtu me te lehte punen autoreve te grabitjes.

Kliko per me shume info

Personin nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.

Megjithëse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjendjes së sigurisë së aeroportit, marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cenonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithëse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.

Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuese për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.

Personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania)

Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të pajisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjentët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe mos lejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme

Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brendshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cenonin sigurinë e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cenojnë sigurinë e aeroportit.

Personin nën hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.

Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.

Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me përgjegjësi personin e mësipërm.

Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.

Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë

Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here