Super-grabitja në Rinas, polciia shoqëron 50 persona të dyshuar

Kliko per me shume info

rinasiiForca të shumta te FNSH-së dhe repartit RENEA vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tre grabitësve, që një ditë më parë arritën të merrnin paratë e një banke të nivelit të dytë, teksa po transferoheshin nga aeroporti i Rinasit jashtë vendit.

Policia e Fushë-Krujës deri tani ka shoqëruar rreth 50 persona gjatë orëve të natës në lidhje me këtë ngjarje, por nuk ka asnjë gjurmë konkrete rreth grabitësve.

Kliko per me shume info

Rreth orës 14:15 minuta, të ditës së enjte, tre persona të armatosur prenë menteshat e një prej portave hyrëse, që të çojnë në pistën e aeroportit dhe më pas hynë me një automjet.

Në të njëjtën kohë, nga terminali ishte nisur makina e kompanisë së ruajtjes fizike “Nazeri 2000”, që transportonte disa miliona euro, drejt avionit që do t’i transferonte paratë jashtë vendit.

Tre personat, pasi i prenë rrugën makinës së blinduar, nën kërcënimin e armëve morën thasët me para dhe u larguan nga e njëjta derë. Nuk sqarohet nëse ka patur të shtëna me armë, por ekspertët janë duke punuar për të konfirmuar dyshimet.

Autorët u larguan më pas drejt Fushë – Prezës, ku edhe i vunë flakën makinës tip Benz për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur u gjet disa minuta më vonë nga policia, në arat e zonës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here