Super-grabitja në Rinas, Llalla urdhëron hetime ndaj policisë dhe aeroportit

Aktualitet

nazeriProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, njoftohet se ka urdhëruar nisjen e hetimeve për drejtues dhe zyrtare të Policisë, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e masave të shtuara të sigurisë në aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste në Stamboll.

Kjo pasi masat e sigurisë në Rinas rezultuan joefikase. Kjo u dëshmua gjate grabitjes së një sasie te konsiderueshme parash në pisten e fluturimeve gjatë ditës së djeshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokurori i Përgjithshem ka angazhuar drejtues te Prokurorise se Pergjithshme për kryerjen e veprimeve te nevojshme hetimore ne kete drejtim.

Të enjten, tre persona të maskuar dhe të armatosur prenë menteshat e portës të jashtme që ndodhet në krahun e rrugës Rinas- Fushë Krujë dhe hynë në rrethimin e brendshëm në aeroport.

Pasi hynë në makinë në pistën e avionëve në aeroport, grabitësit i janë drejtuar me një armë kallashnikov drejtuesit të mjetit që transportonte një sasi të konsiderueshme prej miliona eurosh. Nën kërcënimin e armëve kanë grabitur 10 milionë në valutë.

ME TE LEXUARAT