Super-grabitja në Rinas, zbulohet prova që policia i fshehu prokurorisë

Kliko per me shume info

furgoni-rinasProkuroria dhe policia duket se do ta kenë te vështirë të bien në gjurmë të autorëve të grabitjes spektakolarë në Rinas.

Edhe pse në duar të hetuesve ka rënë një nga provat kryesore sic eshte furgoni, i cili dyshohet se është përdorur nga agresorët për tu larguar së bashku më paratë, pasi i vunë zjarrin makinës që kryen grabitjen, praktikisht kjo provë nuk ka ndihmuar shumë në zbardhjen e ngjarjes.

Kliko per me shume info

Mjeti u gjet i braktisur disa ditë më parë në zonën e pallatit me shigjeta dhe më pas ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë nga efektivë e komisariatit numër 2. Por kjo gjë ka dëmtuar seriozesh provat dhe e ka bërë praktikisht të pavlerë identifikimin e personave që kanë udhëtuar në të.

Prokuroria për Krimet e Rënda e cila po drejton hetimet për grabitjen duke se nuk ka patur informacione për furgonin. Burime nga ky organ konfirmojnë se nuk janë në dijeni të një fakti të tillë dhe se nuk janë njoftuar nga policia se është gjetur një mjet i dyshuar se është përdorur në grabitjen e 30 qershorit.

Hetuesit thonë se i kanë deleguar policisë të kryejë veprime hetimore por për gjetjen e një mjeti nuk kanë informacion. Prokuroria thotë se është në pritje të ekspertizës së parukës së gjetur në vendin ku u dogj makina, me të cilën grabitësit u larguan nga pista e Rinasit. Hetimet po vijojnë në gjetjen e elementëve të përbashkëta mes grabitjes së fundit dhe dy të mëparshmet pasi dyshohet se është i njëjti grup.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here