Super-grabitja në Rinas, policia kontrolle në Krujë, shoqërohet vëllai i Durim Bamit

Kliko per me shume info

komisariati-f-krujeDhjetë persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit 24 orët e fundit në lidhje me grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit me 30 qershor.

Një fakt i tillë është konfirmuar nga burime të Policisë së Shtetit që thanë se tashmë në total numri i personave të shoqëruar ka shkuar në mbi 50 vetë. Ndër të pyeturit janë një grup prej 7 personash nga zona e

Kliko per me shume info

Niklës mes të cilëve edhe vëllai i Durim Bamit, Valter Bami 30 vjeç nga fshati Zezë, i Niklës në Fushë- Krujë.

Pasi është pyetur e ripyetur prej hetuesve në Durrës e Krujë, ai është lënë i lirë, pasi alibia e dhënë prej tij ishte e besueshme dhe e plotë. Po kështu edhe personat e tjerë të shoqëruar në Nikël, janë lënë të lirë duke qenë se ata kanë pasur qëndrim përgjithësisht të njëjtë gjatë intervistimit dhe se alibitë e tyre janë konfirmuar nga verifikimet.

Kjo ka bërë që policia të orientohet në një pistë tjetër që lidhet me një grup kriminal në Tiranë, i përbërë nga së paku tetë persona. Për këtë pistë policia nuk ka dhënë shumë detaje as mbi pjesëtarët e mundshëm të këtij grupi.

Hetimet e policisë janë përqendruar edhe në analizimin e një paruke të gjetur në afërsi të veturës, ditën e ngjarjes. Burimet thonë se në këtë paruke, janë gjetur së paku tri fije flokësh që kanë vlera analizimi dhe identifikimi.

Veç këtyre provave, policia dhe prokuroria, po analizojnë të dhëna edhe sa i përket kamerave të sigurisë së aeroportit si dhe të mjetit të blinduar të kompanisë private për të mësuar të dhëna fizike mbi autorët e mundshëm të grabitjes.report tv

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here