Presidenti i Gjermanisë: I brengosur nga sulmi, lutem për viktimat!

Bota

gauckPresidenti i Gjermanisë Joachim Gauck ka lëshuar një deklaratë pas sulmit me armë në qendrën tregtare të Mynihut duke shprehur trishtimin dhe solidaritetin me të afërmit e viktimave.

“Sulmi vrasës në Mynih më ka brengosur thellësisht. Lutjet e mia janë mbi gjithë viktimat dhe personat që janë frikësuar këtë natë. Ndjehem i lidhur më të gjithë personat që janë në aksion për të shpëtuar dhe mbrojtur jetë”-thuhet në deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 8, ndërsa dhjetra të tjerë janë të plagosur.

ME TE LEXUARAT