Detaje shokuese nga Gjermania, vrasësi qëllon mbi fëmijët!

Bota

mmmmDisa të vdekur raportohen nga të shtënat me armë zjarri në qendrën tregtare “Olympia” të Mynihut në Gjermani. Policia ka konfirmuar se të shtënat kanë ndodhur brenda qendrës tregtare, por ende nuk jep një shifër zyrtare të viktimave.

Raportime konfliktuale ka për numrin e tyre. Sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung”, bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë në qendrën tregtare, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se viktimat janë 10.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, policia thotë se janë duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Welt”.

Faktin për disa viktima në qendrën tregtare është konfirmuar edhe nga policia, sipas asaj që raporton “Reuters”, por numri mbetet ende mister. Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video të publikuar në “Twitter” nga një dëshmitar.

Një agresor ka qëlluar njerëzit e ndodhur në një kafene të qendrës tregtare, por edhe në një stacion metroje, sipas “BR24”, një prej mediave gjermane që citon dëshmitarë. “Një ose disa agresorë janë ende në arrati”, bën të ditur “Die Welt”, duke cituar policinë.

Personi që kishte hyrë në qendrën tregtare ka hapur zjarr pa dallim, duke plagosur edhe disa persona. Më pas, ai është larguar nga qendra tregtare dhe është drejtuar për në stacionin e metrosë. Policia gjermane, e cila po zhvillon një operacion masiv, ka paralajmëruar njerëzit të shmangin zonat përreth qendrës tregtare dhe të qëndrojnë brenda shtëpive. “Largohuni nga rrugët”, shkruan policia në “Twitter”.

Qendra tregtare është evakuuar thuajse tërësisht. Një prani e jashtëzakonshme policore shihet në vendngjarje dhe në qendër të Mynihut. Stafi i qendrës tregtare mbeten ende e bllokuar në ndërtesë, ndërsa një punonjës i saj ka thënë për “Reuters” se shumë njerëz janë futur nëpër magazina.

Autoritetet gjermane të Transportit kanë bërë të ditur se kanë ndalur udhëtimet e disa autobusëve, trenave dhe tramvajeve. Sipas disa raportimeve të cituara nga “Die Welt”, të shtënat nisën në dyqanin “McDonald” të ndodhur në qendrën tregtare.

ME TE LEXUARAT