Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari: Akte çnjerëzore, distancohemi!

Kliko per me shume info

myftiu-shkoderSulmi terrorist qe tronditi sërish Francën, duke lënë pas dhjetëra viktima dhe rreth 200 të plagosur, por edhe trazirat e vazhdueshme që po përjeton bota kanë sjellë reagimin e komunitetit mysliman të Shkodrës.

Duke dënuar të tilla akte që i cilësoi çnjerëzore, myftiu imam Muhamed Sytari tha se myslimanët i kanë të ndara rrugët me të tilla sulme, pasi dhuna dhe terrori nuk janë feja jonë.

“Ne si myslimanë dënojmë me zemër dhe çdo mundësi legjitime që kemi krejt format e dhunës dhe të terrorit, me të cilën është lënduar bota jonë prej dekadash, në Siri, Palestinë, Irak, Egjipt, Tunizi dhe përreth. Jo vetëm shpërthimet në Stamboll, ato të Parisit më përpara, ato në Medinën e Bekuar, ai i mbrëmshmi në Nisë të Francës, janë sulme ndaj racës njerëzore, ndaj çdo njeriu, ndaj besimtari dhe jo besimtari dhe ndaj çdo kujt që ka një pasaportë të përbashkët dhe i thotë vetes njeri”, tha Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës.

Kliko per me shume info

Mësimet e shenjta të Kuranit duhet të na udhëheqin në jetën tonë vijoi Sytari duke kërkuar që në këto momente të dhimbshme, të jemi të bashkuar në lutje, theksoi me tej ai.

“I ftoj krejt komunitetet fetare në vend që të bëjnë lutje dhe të sensibilizojnë besimtarët për t’u distancuar moralisht dhe shpirtërisht, materialisht dhe në çdo mënyrë legjitime nga çdo formë e dhunës dhe terrorit”, ka thene me tej Myftiu i Shkodrës.

Në sulmin terrorist përgjatë pedonales së Nisës në Francë, mes viktimave janë të paktën 10 fëmijë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here