Sulm në Presidencë, granatë ndaj Erdoganit

Bota
Sulm në Presidencë, granatë ndaj Erdoganit

Një person hodhi  një granatë dhe qëlloi disa herë me armë në zyrën e Presidentit turk, Tajip Erdogan.

Mediet vendase raportojnë se granata nuk shpërtheu dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë policia njoftoi se autori i ngjarjes u arrestua në Dolmabahce Palace në Stamboll.

"Ne e dimë identitetin e tij dhe lidhjet që ai ka, por nuk duam që t’i bëjmë publike. Ai ka qenë për disa kohë edhe në burg”, tha shefi i policisë së Stambollit, Selami Altiok.

Autori kishte një armë automatike, dy granata të tjera dhe një bombë artizanale.  Policia dhe oficerët e sigurisë, disa prej të cilëve ishin të veshur me kostume të kuq ceremonial në nder të themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturkut, rrethuan zonën.

I dyshuari u dërgua polici, ndërsa një ekip bëri të mundur shpërthimin e kontrolluar të granatës. Por lidhur me ngjarjen ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi, pavarësisht se qytetarët protestuan prej javësh kundër qëndrimeve të Presidentit.

ME TE LEXUARAT