Spahiu: Rama rrëzohet sot në Kuvend, PD-LSI kanë shumicë me 76 vota

Aktualitet

spahiu-reformaNdërkohë që PD e PS janë përfshirë në debate për Reformën në Drejtësi, Kreshnik Spahiu ka reagur në rrjetet sociale me anë të një postimi ku thotë se "Rama ra! Dolën parashikimet".

Kreu u Aleancës Kuq e Zi, Spahiu shkruan se Rama është rrëzuar dhe maxhoranca e re në Kuvend me PD dhe LSI do të ketë 76 vota.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa sipas Spahiut, Rama ka ngelur vetëm me PDIU.

Reagimi i Spahiut:

“ LAJM i FUNDIT. RAMA RA: Dolën parashikimet / Për ju që nuk e besuat. Nesër mocion mosbesimi për Kryeministrin dhe zëvendësimi i tij me një kryeministër të ri, JO socialist. PS+PDIU=64 vota. Ben Blushi dhe shokët e tij nuk u shitën por refuzuan milionat e krye-maskarait. Selami, Bregu dhe Patozi i ribashkuan me PD. LSI sapo u bashkua me opozitën Anti-Rama. Meta s’mund të priste që Bukëshkali Rama ta groposte. Koalicioni i Opozitar PD+LSI+PDK+PR+PA+PBDNJ+LZHK = 76 VOTA. Zgjedhje të reja me qeveri teknike”, shkruan Spahiu.

ME TE LEXUARAT